Seanca plenare e kësaj të enjteje zgjati rreth 12 minuta, në dominimin e zhurmuesve të Rithemelimit.
Në krye të aksionit opozitar ishte Ervin Salianji. Ai mori rolin e drejtuesit të grupit të “rrëmujaxhinjve”, pasi Komisioni i Etikës ka përjashtuar për dhjetë ditë Gazmend Bardhi dhe Flamur Nokën.
Pavarësisht zhurmës dhe tentativave për bllokim nga deputetë e Sali Berishës, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, vijoi me rendin e ditës, ku u miratuan disa projektligje të parashikuara me 73 vota të socialistëve.
Në rendin e ditës ishin çështje dhe marrëveshje me karakter ekonomik.