Nga foltorja e Kuvendit, Ballluku tha se Opozita i damkosi inceneratorët për t’i kthyer në kalë beteje, teksa shtoi se ato nuk janë ‘430 mln euroshi i Tabakut’, por impiantet e trajtimit të mbetjeve, që përfshinë një sërë procesesh. Për shifrën e ‘famshme’ 430 mln euro, që opozita thotë se janë vjedhur nga qeveria në këtë ‘aferë’, Balluku tha se në fakt është e gjithë sa do kushtojë shërbimi i mbledhjes së mbetjeve për 30 vitet e ardhshme.
Për Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun Komisioni Hetimor për Inceneratorët ‘çmontoi gënjeshtrat e opozitës’ në lidhje me këtë çështje.
Inceneratorët sot kanë dhënë efekt në pastrimin e vendit nga mbetjet, teksa shtoi se energjia e prodhuar do shkojë në përdorim të Bashkisë së Elbasanit, Fierit dhe në 2025 edhe të Tiranës dhe do të jenë ata që do të vendosin për përdorimin e saj për nevojat e Bashkisë apo nëse do ta shesin.
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancë plenare ditën e sotme, ku mes të tjerash do të votohet edhe dekreti i Metës për rizgjedhjen e Gent Sejkos si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Po ashtu në Kuvend do të kalojë për miratim, për herë të tretë, lista e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për dy vakanca për secilin institucion.