Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit me 83 vota kundër dhe vetëm 9 pro.

Ndërkohë ligjvënësit votuan me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim përbërje e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty i cili do të drejtohet nga deputeti Ulsi Manja. Përbërja do të jetë si më poshtë: Emrat që do të përfaqësojnë mazhorancën dhe opozitën në këtë komision. Nga shumica mësohet se anëtarë do të jenë deputetët Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Ndërsa nga opozita do të marrin pjesë në Komision Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe deputetja e pavarur Elena Xhina.

Gjithashtu deputetët në seancën e kësaj të enjte ka miratuar me 94 vota pro marrëveshjen prej 15 mln eurosh me BERZH, ndërsa marrëveshja po me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për 15 milionë euro hua për përballjen me COVID është miratuar me 94 vota pro dhe 4 kundër.

Marrëveshja e fundit, ajo me Emiratet e Bashkuara Arabe është miratuar nga deputetët me 92 vota pro dhe 6 kundër.

VERITAS.COM.AL