“Do doja ta ndërprisnim seancën dhe t’i kërkonim presidentit që mos ta çonim këtë në bllokim, mendoj se të gjitha palët kanë faj, ulja për një marrëveshje për një konsensus të gjerë për kandidaturat do ishte zgjedhja e duhur.”, kështu tha në parlament Rudina Hajdari për çështjen e votimit të kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese.
“I bëj thirrje palëve të gjejnë gjuhën, edhe presidenti po pati kandidaturë të fshehur ta propozojë. e Gjithë procedura ka boshllëqe po shkojmë në konflikt të panevojshëm, prandaj të ndërpritet seanca dhe të bisedojmë me presidentin. Unë mendoj që të gjitha palët kanë faj, po i bëjmë hile njëri tjetrit”, tha ajo.
Veritas.com.al/