‘Sot ne i japim një fuqi të re ILD, duke i dhënë mundësi që të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve…’paralajmëroi kryeministri Rama gjatë fjalës në seancën Parlamentare.

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh se pikërisht sot do t’i jepet kompetencë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të nisë menjëherë hetimin për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.

“Sot ne i japim një fuqi të re ILD, duke i dhënë mundësi ILD të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve. Sot ne i japim ILD instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve në fjalë. Nëse ata mendojnë se do kapin ç’të kapin, derisa t’iu vijë vettingu, do iu bëhet më keq se Vettingu, që do të thotë menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë. Gjithashtu, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave, bashkë me shokët. Nuk do të ketë më lojë ‘macja dhe miu’, dhe ku në këtë lojë opinioni publik nuk di më çfarë të besojë”, tha Rama.

Veritas.com.al/