Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit të Republikës, Ilir Meta për tatimin mbi të ardhurat, ndersa ka miratuar ligjin për dëmshpërblimet për ish të përndjekurit.
Dekreti i presidentit për tatimin mbi të ardhurat është rrëzuar me 74 vota pro dhe asnjë kundër.
Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar se duhej ulur barra fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.
Më herët, ministri i Financave Arben Ahmetaj sqaroi se ligji nuk ndryshon tatimin mbi fitimin për kompanitë e basteve, por rrit taksimin për Lotarinë Kombëtare, duke e çuar nga 10 në 15%.
“Unë besoj që ata që kanë këshilluar Presidentin, e kanë këshilluar gabim. Ligji rrit ngarkesën fiskale për atë kompani që ishte përjashtuar nga taksimi prej 15%”- deklaroi Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë.
Veritas.com.al/