
IRANË- Kuvendi i Shqipërisë rikthehet në punë pas një ndërprerjeje dy mujore për shkak të fushatës elektorale.
Seanca e kësaj të enjteje zgjati vetëm 15 minuta, në të cilën u miratua kalendari i punimeve, për periudhën 29 maj-8 korrik 2025.
Gazetarja e ABC News, Greta Bullari, raportoi se rreth 80 deputetë aktualë të Kuvendit, si nga PD dhe PS-ja, nuk do jenë në sesionin e ri parlamentar, që nis në muajin shtator.
Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste blindoi mandatin e katërt duke siguruar 83 mandate deputeti, kundrejt PD, e cila siguroi vetëm 50 mandate.
Ulëset e tjera në Kuvend ndahen si vijon: PSD e Tom Doshit tre deputetë, Partia Mundësia dy deputetë, Lëvizja Bashkë një deputet dhe Koaliconin Nisma Shqipëria bëhet një deputet/
Komente