Në ora 10:00 ka nisur seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë ku do të diskutohet dhe më pas votohen ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe miratimin e formulës së re të koalicioneve.
Kujtojmë se ditën e djeshme pavarësisht se palët u ulën në Këshillin Politik për 5 orë, nuk u arrit që të kishte një marrëveshje. Opozita jashtëparlamentare pranon hapjen e listave, por jo ndryshimin e formulës së koalicioneve me argumentin se nëse partitë futen në një listë unike penalizohet opozita jashtë parlamentit.
Sesioni parlamentar mbyll sot Legjislaturën e IX me votimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese.
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr. 42, datë 28.7.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.07.2020/ 2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim/ 3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””. Relatorë: Klotilda Bushka, Alket Hyseni, Ediola Braha, Korab Lita
Veritas.com.al