Ka shumë kohë që në publik thuhet se ‘pritet shtatori’, duke nënkuptuar se në shtator nis punimet Kuvendi, Spak dhe gjykatat. Por kjo u bë e vërtetë
Pas më shumë se një muaji pushime, Kuvendi do të nisë sesionin e ri parlamentar të hënën e parë të shtatorit. Përmes një njoftimi, Kuvendi sqaron se seanca e parë plenare të sesionit të V-të do të mbahet të hënën e 2 shtatorit, në orën 18:00.
“Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës, në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit dhe në Urdhrin nr. 26, datë 29.8.2019 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, të hënën e parë të shtatorit, më datë 2.9.2019, në orën 18.00 do të fillojnë në seancë plenare punimet e Kuvendit në sesionin e V-të”, thuhet në njoftim.
Rendi i ditës
- Hapja e Sesionit të V – të të Legjislaturës së IX–të të Kuvendit të Shqipërisë
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.7.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
- Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
- Njoftimi/Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator – 18 tetor 2019 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
- Njoftimi/Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 – 20 shtator 2019 (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)