Kuvendi ka njoftuar deputetët për një seancë speciale me objekt ‘shkarkimin’ e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Minsitri Xhafaj ka paraqitur dorëheqjen para kryeministrit të shtunën e kaluar dhe kryeministri e ka pranuar publikisht dorëheqjen e ministrit. Në momentin që ka pranuar dorëheqjen, kryeministri ka njoftuar se ka emëruar në detyrën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshin, gjeneral në rezervë.

Lleshi nuk u pranua dhe nuk u dekretua si ministër nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Burime nga brenda grupit parlamentar të PS thonë se kryeministri Rama ka vendosur që të emërojë Sandër Lleshin si ‘ministër’,  por duke sfiduar presidentin. Rama shfrytëzon kompetencat e  tij për ta emëruar ‘zëvendës- ministër’, por me të gjitha fuqitë vendimmarrëse të ministrit. Në këtë mënyrë, Lleshi bëhet ministër ‘plotësues’ që si post nuk ekziston në kushtetutë, por vetëm në praktikat e vendeve të tjerë europiane.

Nesër në ora 10: 00 do të mblidhet jashtë radhe seanca parlamentare për të votuar shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Veritas.com.al/