Kuvendi ka votuar emërimin e ministrave të rinj teknikë të Qeverisë Rama që janë propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha. Formula e kësaj qeverie erdhi pas një krize politike prej tre muaj kur Opozita protestoi për zgjedhje të lira e të ndershme në një qeveri ‘teknike’.
Gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme parlamentare, u votua shkarkimi i ministrave dhe i zv/Kryeministrit dhe u emëruan ministrat e rinj.
1-Zv/kryeministri Niko Peleshi shkarkohet me 106 vota pro. Zv/kryeministrja Ledina Mandia emërohet me 119 vota pro dhe 2 vota kundër
2-Fatmir Xhafaj shkarkohet me 104 vota, 5 kundër. Dritan Demiraj emërohet ministër i Punëve të Brendshme me 107 vota pro, 4 kundër.
3.Ogerta Manastirliu shkarkohet me 114 vota pro, 4 kundër. Arben Beqiri emërohet ministër i shndetsisë me 118 vota pro, 3 kundër.
4.Olta Xhaçka shkarkohet me 113 vota pro dhe 2 kundër. Xhulieta Kërtusha emërohet ministre e Punës Sociale me 118 vota pro dhe 3 kundër.
- Arben Ahmetaj shkarkohet me 107 vota pro dhe 3 kundër. Helga Vukaj emërohet ministre e Financave me 116 vota pro dhe 2 kundër.
6.Lindita Nikolla shkarkohet me 109 vota pro dhe 1 kundër. Mirela Karabina emërohet ministre e Arsimit me 111 vota pro dhe 3 kundër
7.Petrit Vasili shkarkohet me 102 vota pro dhe 10 kundër. Gazment Bardhi emërohet ministër i Drejtësisë me 106 vota pro dhe 3 kundër.