Në fjalën e tij në Kuvend, pas votimit me konsesus për ngritjen e dy komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, kreu i grupit të PS, Taulant Balla u shpreh se për herë të parë, në këto reforma janë përfshirë të gjitha partitë.
Ndër të tjera Balla, u shpreh se do i kërkohet komisionet, që brenda 31 dhjetorit të kenë gati draftin për financimin e partive.
“Falenderoj kolegët nga maxhoranca dhe opozita që mundësuan tekstin përfundimtar të këtij pr/vendimi. Kemi marrë parasysh gjithë traditën parlamentare, është e pamundur të përfshihen gjithë partitë politike, në këtë rast për herë të parë, janë përfshirë të gjitha partitë.
Kush e ka parlamentin shkollë nate nuk dinë të lexojnë. Gënjeve z.Shehaj. je ti që bën interesantin këtu, se ditën takohesh për të nxjerrë kandidat, dhe vjen këtu i shan më pas. Ne nuk bëjmë Pazar me askën. Të ngrihet komisioni posacëm, brenda 31 dhjetorit duhet të kemi gati draftin për financimin e partive, ti japim fund historive me miliona dollarë lobingje.
Të shkojmë para me depolitizimin e komisioneve të administrimit të zgjedhjeve.Ky që bërtet është përfshirë është anëtar komisioni. Je i mirëpritur në mbledhje ke gjithë të drejtat, sipas asaj që e kanë edhe deputetët e tjerë. Jemi para një situate me konsensus 99%, kjo është demokracia.”tha Balla.
Komente