Adolf Hitler kreu disa nga krimet e tij të kasaphanës së tmerrshme në historinë njerëzore; por kur ky fotoreporter zbuloi bunkerin e tij sekret Francez, guxoi të bëjë hapa që të hyjë brenda tij.

Një eksplorer urban dhe fotoreporter, Marc Askat guxoi që në një stinë gjuetie  të bëjë udhëtojë nëpër pyllin me pemë të trasha në një zonë jashtë qytetëse në veri të Francës. Ai thjesht po kërkonte për një subjekt të ri e interesant që mund të fotografonte dhe ngeci pikërisht te objekti që ai mendon se është bunkeri i fundit i Hitlerit, i ndërtuar në kohën kur lideri Nazist po komplotonte pushtimin mbi Britaninë.

Pjesa e nëndheshme e bunkerit është e mbushur me histori nga njëra luftërat më shkatërrimtare në historinë njerëzore. Por pavarësisht nga gjetja dhe fotografimi i bunkerit, Askat nuk do të zbulojë vendin ekzakt se ku ndodhet. Ai u kthye dhe tha se ka arsye të vërteta për ta mbajtur të pazbuluar për publikun pjesën e poshtme të bunkerit të Hitlerit.

/Veritas.com.al/