![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2025/01/800-0-1736068006ximg-3697-716-1.jpeg)
Personi në foto është 33-vjeçari Ramazan Mataj që u vra me breshëri plumbash në Dragoç të Shkodrës.
I riu, është qëlluar brenda në makinën e tij tip Benz.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, por 33-vjeçari është gjetur i pajetë ditën e sotme nga banorë të zonës.
Viktima Mataj ka shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit dhe është qëlluar me kallashnikov.
Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e saj.