Tashmë eshte bere i njohur identiteti i efktivit të policisë, i cili shmangu një tragjedi të mundshme ditën e djeshme në kryeqytet. Ai është i riu Shkëlzen Tafa, personi që shihni në foton e mëposhtme.

Nga hetimet e kryera nga policia por edhe siç shihet nga pamjet e kapura nga qytetarët, shtetasit T. M dhe G. M., fillimisht kanë debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla”, pas disa minutash janë takuar tek bulevardi “Migjeni”, ku janë konfrontuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin.

Pas konfliktit, shtetasi T. M. ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godasë  shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij shtatzënë, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar duke përplasur qëllimisht makinën e shtetasit G.M.

Në vendngjarje ka mbërritur rastësisht efektivi Shkëlzen Tafa, i cili i veshur civil ka nxjerrë armën e shërbimit që mbante me vete dhe ka neutralizuar agresorin.

Më pas ka mbërritur patrulla e policisë e cila ka arrestuar shtetasin T. M., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’.