
Mbrëmë rreth orës 20.00 hëna nisi spektaklin e vet që u shfaq edhe në qiellin ku ne shqiptarët mund ta shikonim. Ndodhi eklipsi i fundit i vitit për Europën, ndërsa përtej oqeanit pritet me padurim spektakli i eklipsit total të diellit në 21 gusht.
Na duhet të presim 27 korrikun e 2018, kur do të kemi një eklips total të hënës. Ndërkohë eklipsi i Hënës ka nisur pothuaj rreth orë 19:20 minuta, por tek ne është parë në momentin kur ka dalë Hëna rreth orës 20:12 minuta duke arritur kulmin në 20:20. Ja disa foto nga eklipsi.
Veritas.com.al/