Nga: L. Skiro/

Ka kaq kohë që nëpër klimën tonë sillet si fantazmë një gjerman që sipas miqve të tij këtu quhet Martin Henze. Madje edhe sot media ka transmetuar një thirrje të tij terroriste që iu thotë shqiptarëve se ‘duhet të ngrihen më këmbë dhe të eliminopjnë këtë qeveri’. Ja si shkruan- sipas mediave servile të tij, ky Henze:

‘Opozita parlamentare e udhëhequr nga Lulzim Basha. Shqipëria e lirë, studentë, nëna, baballarë, fermerë, intelektualë, artistë, mekanikë, shkrimtarë, njerëz të moshuar dhe me aftësi të kufizuara duhet të ngrihen në këmbë dhe të eliminojnë politikisht këtë qeveri. Ka një emergjencë kushtetuese, Rama vazhdimisht po shkel kushtetutën dhe po parandalon pranimin në BE, ai po bën tradhëti, të gjithë njerëzit duhet ta mbrojnë kombin tani’’ .

Po kush e lejon këtë njeri të terrorit që të lëshojë thirrje për konflikt e përmbysje në këtë vend?

A ka qeveri ky vend? Apo qeveria është e frustruar për shkak të sulmeve terrorisste që vijnë ngado? Atëherë nuk mund të jetë qeveri dhe shtet i plotësuar.

A ka këtu polici, shërbime të inteligjencies dhe qytetarë që të mos lejojnë t’i fyejë një tip si ky që guxon të shtiret si ‘këshilltar i Merkelit’?  Asnjë ditë nuk ka shkelur në zyrat e qeverisë dhe Bundestagut, as e njeh njeri në shtetin gjerman. Një aventurier që ‘i ka pëlqyer Shqipëria’ nuk ka asnjë pozitë politike as shtetërore. Ka vetëm pozitat e tij dhe…, një Pazar në Tiranë: Po ngre struktura ( nëse nuk i ka ngritur akoma) që të blejë infermierë në Shqipëri dhe t’i shesë në Gjermani. FDhe këtë po e bën bashkë me disa doktorë në opozitë- sipas informacioneve…

Por cili është ky?

Ja që na e tregon deputeti në Parlamentin Gjerman, Kol Gjoka, një shqiptar i votuar me dinjitet në Gjermani:

‘Henze, Lobist i dështuar dhe këshilltar i askujt.

Kush jua solli këtë “dhuratë“ nuk po kuptoj ???

Konrad Adenauer do të ishte rrotulluar në varr po të dëgjonte për bëmat e tij !

Kam lexuar në shtypin shqiptar për një “këshilltar“ gjerman, me emrin Martin, që endet nëpër Shqipëri dhe na prezantohet herë si këshilltari kryesor i Kancelares Merkel dhe herë si këshilltar i CDU.

Miqtë e mi, Martin Henze, vetëm këshilltar i CDU nuk është, dhe aq më pak i Kancelares Merkel !

Ju jam drejtuar miqve dhe kolegëve të mi këtu, por edhe drejtuesve kryesor të CDU Deutschland, për të ditur se kush është ky person që flet në emër të CDU.

Përgjigja është e shkurtër: no body !

Ky person nuk mundet kurrsesi të ndihmoje opozitën, ndihem i shokuar se si disa eksponentë të opozitës gënjehen nga të tillë lobijistë.

Por a ka nevojë opozita për të tillë persona ?

Jo !

Mendoj se të tillë persona vetëm dëmtojnë imazhin e opozitës përpara partnerve tanë.

Unë e kuptoj që Martin i ka “pëlqyer“ Shqipëria, por unë nuk mund të rrija pa e bërë këtë sqarim.

Naqeta Martin’. Kol Gjoka, gusht 2019

VERITAS.COM.AL/