Kanë qenë të dehur, dhe gjatë rrugës me makinë i kanë drejtuar pistoletën një turisteje gjermane dhe kanë ikur. Mirëpo turistja gjermane është frikësuar së tepërmi dhe ka bërë denoncim në prokurori

Policia e Shkodrës ka arrestuar të 5 personat nën akuzën se kanë kërcënuar një turiste gjermane sipas denoncimit të bërë nga shtetësja gjermane, A.T, 23 vjeç.  Të gjithë janë të rinj, rreth moshës së vajzës gjermane. Të pesë të rinjtë janë banues në fshatin Dobraç në Shkodër.

Sipas turistes gjermane, personat po lëviznin me një makinë dhe e kanë kërcënuar me një pistoletë. Policia ka konstatuar se ata kanë qenë nën efektin e alkoolit.

/Veritas.com.al/