
Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, së bashku me kreun e PD, Sali Berisha ishin të ftuar në emisionin Top Story në Top Channel. LaCivita foli për non gratën e Berishës, komunikimet me DASH dhe ish-ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Berisha mund të udhëtojë në SHBA, kishit informacion?
LaCivita: Jo, nuk e dija. Për sa i përket letrës, jo nuk e dija. Kur u publikua pata një ndjesi të këndshme.
I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?
LaCivita: Jo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.
Ka shitblerje vote në Shqipëri?
LaCivita: Pikë së pari nuk flas në emër të DASH. Mendoj se është e rëndësishme që t’i kujtojmë njerëzit se demokracia është e shenjtë dhe e drejta e votës është e shenjtë. Njerëzit në një demokraci e kanë mundësi të ndryshojnë qeverinë ose ta pranojnë.
Është e qartë që në mendjen time s’ka dyshim se ka pasur probleme me procesin e votimit ne Shqipëri, ka pasur vota që janë blerë, njerëzit që kanë qëndruar në Shqipëri janë nxitur, kjo ndodh kudo, edhe në SHBA.
A ka PD një portë të hapur?
LaCivita: Nuk komunikoj me DASH, por ata shohin lajmet dhe me siguri tregojnë vëmendjen ndaj asaj që po ndodh. Jam marrë me politikën zgjedhore të SHBA për 35 vjet. Dhe sigurisht për presidentin Trump. Partia Republikane është e afërt me PD, unë përshtatem natyrshëm. Unë nuk punoj për komunistët, socialistët, si Edi Rama.
Si qëndron marrëdhënia me lobimet në SHBA? Sa normale janë ato? Çdo të thotë ky lobim, është e nevojshme kjo kontratë për Berishën?
LaCivita: Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.
Pse duhet të ketë një kontratë lobimi për të hequr këtë padrejtësi? Është çështje e padrejtë që duhet të hiqet, apo është çështje me lobim?
LaCivita: Së pari, fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar.
Personi që Berisha ka sulmuar shumë është Yuri Kim, ka qenë ambasadore e emëruar nga Trump, shikoni kontradiktë?
LaCivita: Jo. Sepse roli i saj ishte ndryshe, nuk ka përvojë ambasadorja e mëparshme që ka problemet e veta në SHBA. Organizatorja pyeti a ka një sherif të ri, në SHBA ka një sherif të ri.
Komente