
Manaxheri amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, është shfaqur më në fund, ndonëse jo në Tiranë dhe jo në ndonjë konferencë për shtyp me demokratët shqiptarë, që fillimisht e pritën me entuziazëm prezantimin e tij. Në fakt, ai është shfaqur në një video-kurth të The Guardian, e cila zbuloi se LaCivita ka qenë edhe në Australi për të këshilluar Liberalët atje në lidhje me probleme strukturore. Një vizitë, që siç thotë edhe vetë duhet të ishte diskrete.
Por, ajo që bie në sy është se kur gazetarët i përmendin prezantimin e tij në Shqipëri, LaCivita qesh me shpirt, duke thënë se “është i vetmi vend ku ndikimi amerikan në zgjedhje inkurajohet.”
Ndërkohë që në Shqipëri, PD e Berishës mburret me strategun amerikan të fushatës, LaCivita duket se tallet hapur me paratë e demokratëve. Fatura e kushtueshme e strategjistit amerikan – që ende nuk është bërë publike – do të paguhet nga demokratët, ndërsa LaCivita qesh me të, ndoshta me të drejtë.
Komente