Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash pranë  Tiranës së Re. Gazetarja Dorjan Bezat e BË raporton se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, dyshohet se një person ka humbur jetën. Mendohet se viktima është Jurgen Kurti.

Dëshmitarët tanë se Kurti ka qenë duke shkuar në shtepi  kur është qëlluar me breshëri zjarri nga një makinë.

Ambulanca dhe forca të shumta policie  kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Policia bën me dije se rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

UPDATED:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë  Tiranës së Re. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Viktima është Jurgen Kurti.

Mendohet se ai ka qenë duke ikur në këmbë në shtepi  ku dhe është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje.

Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë ambulanca dhe forca të shumta policie  kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Jurgen Kurti

Janë ngritur pika kontrolli në kryeqytet, për të bërë të mundur identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta  është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve” – njofton policia.

Jurgen Kurti ishte jo pak i njohur për opinionin publik.

I riu vrau në prill të vitit 2016, u arrestua për vrasjen e babait të tij, për të cilën fajtor u shpall daja. Por nuk kaluan shumë kohë, para se i riu të përfshihej në një tjetër akt kriminal.

Ai u arrestua në prill të vitit 2017, për vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapit, ngjarje e ndodhur më 11 prill të atij viti.

Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e këtij të fundit, Kujtim Ekonomi, krim i cili ndodhi për motive pronësie.

Veritas.com.al/