Delegacioni i BE në vendin tonë ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Delegacioni i BE shkruan se zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë.

“Lajm i trishtë nga Tirana. Ismail Kadare, një gjigant letrar dhe një zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën.

Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe megjithatë dashamirës pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe dijes së Shqipërisë.

Ngushëllimet tona më të thella për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij.

Trashëgimia e Kadaresë do të qëndrojë”, thuhet në reagim.