Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka përcjellë ngushëllimet popullit italian për vdekjen e ish-kryeministrit Silvio Berluscon.

Rama thotë se Berlusconi ka qenë dhe do mbetet mik i shqiptarëve.

“Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”, shkruan Rama.

Ish-kryeministri Italian ndërrroi jetë në moshën 86 vjeçare. Ai humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte me zemrën teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano.

Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë  përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001- 2006 si dhe në vitet 2008-2011