Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se janë larguar edhe turistët e mbetur në spitalin e Vlorës, të cilët u helmuan një ditë më parë.
Për këtë ngjarje, AKU ka gjobitur anijen për mos plotësim të kushteve higjeno – sanitare dhe po ashtu është në pritje të analizave nga Tirana.
Mësohet se disa prej turisteve kanë konsumuar ushqim në anije, ndërsa disa të tjerë kanë konsuar ushqimin e marrë me vete.
Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit u paraqitën 41 turistë polakë, ndërsa 22 prej fëmijëve dolën nga spitali që mbrëmë./abcnews.al