“Nuk e pushtuam Ukrainën. Shpallëm një operacion special pasi nuk kishim asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit së anëtarësimi i Ukrainës në NATO, ishte një akt kriminal”. Kështu shprehet ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, në një intervistë të rrallë për BBC.

Ai përsëriti pohimin zyrtar të Kremlinit se po luftonin nazistët në Ukrainë. I pyetur nëse civilët e vrarë teksa përpiqeshin të shpëtonin bombave rusë në vendstrehime, ishin nazistë, shefi i diplomacisë së Moskës u shpreh: “Është një fatkeqësi, por diplomatët ndërkombëtarë, përfshirë Komsionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB dhe përfaqësues të tjerë të organizatës, janë vënë nën trysni nga Perëndimi. Ata shpesh përdoren për të amplifikuar përhapjen e lajmeve të rreme. Rusia nuk është plotësisht e pastër. Rusia është ajo që është, por ne nuk kemi turp të tregojmë kush jemi”, tha Lavrov.

 72-vjeçari ka përfaqësuar Rusinë në skenën ndërkombëtare për 18 vitet e fundit, por perëndimi e ka vënë tani në shënjestrën e sanksioneve, bashkë me vajzën e tij. Në një prej të paktave intervista për mediat perëndimore, ai foli me tone të ashpra, madje dhe kërcënuese për Britaninë e Madhe. “Nuk mendoj se ka më vend për manovra, pasi si kryeministri Boris Johnson, ashtu edhe ministrja për Punët e Jashtme, Lis Truss, e kanë thënë hapur se duan të mundin Rusinë, duan ta gjunjëzojnë atë. Atëherë u them; Ejani, provojeni!”.

Sipas Lavorv, me qasjen ndaj Rusisë, qeveria e Boris Johson po sakrifikonte interesant e popullit të vet për hir të ambicieve politike.