Populistët evropianë kanë paralajmëruar se BE ka të njëjtin “qëllim” si ish-Bashkimi Sovjetik,qe do të zvogëlojë fuqinë e shtetit- komb.

Duke folur në një miting te Lëvizjes për një Evropë të Kombeve dhe Lirisë në Pragë, Çeki, të enjten, Gerolf Annemans bëri një referencë te nënshtrimit të popullit çek nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) kur ish Çekosllovakia ishte një shtet satelit Sovjetik .

“A keni luftuar kundër influencës sovjetike për kaq shumë vite për t’u nënshtruar, nga tani e tutje, e njëjta zgjedhë e Bashkimit Evropian?” pyeti Z. Annemans, një deputet belg dhe anëtar i partisë së djathtë populiste Flemish Vlaams Belang .

“Koha e lirisë ka ardhur. Ne jemi rezistenca, “shtoi zoti Annemans, në komentet e raportuara nga Le Figaro.

Duke folur për turmën në Sheshin Wenceslas në Pragë, Zj. Le Pen bëri gjithashtu krahasimin midis BE-së dhe BRSS-së duke thënë, “Sot Bashkimi Evropian nuk ka kapacitetin për të dërguar tanke në rrugë apo për të hapurr zjarr mbi turmën … Megjithatë qëllimi është i njëjtë: të zvogëlojë kapacitetet tona politike, ligjore dhe [kombëtare] të rezistencës. ”

“Federalistët, përkrahësit e BE-së, dëshirojnë zhdukjen e Kombeve në dobi të një oligarkie të nëpunësve civilë dhe ekspertëve. Në anën tjetër, ka patriotë të të gjitha vendeve – ne “, deklaroi zonja Le Pen.

Populistët ishin në vendin e Europës qendrore për të mbështetur Tomio Okamura të partisë çeke të djathtë populiste Liri dhe Demokraci Direkte (SPD). Okamura, me origjine çeke dhe japoneze, është një ligjvënës lokal i cili ka synimet e tij për të fituar per partinë e tij vendin e parë në Parlamentin Europian në zgjedhjet e BE në fund të majit.

Ashtu si PVV i Wilders mbështet një “Nexit” – një dalje të Holandës nga BE-ja – ashtu edhe SPD mbështet një “Czexit” ose “Çzechout” me kandidatin më të lartë të partisë, Ivan David, një psikiatër me profesion, duke thënë, “Nëse BE nuk mund të reformohet në një bllok demokratik, ne duhet ta lëmë atë.”

Vërejtjet e zotit David vijnë si një sondazh i fundit i Eurobarometrit që gjeti se më pak se gjysma e çekëve, 47 për qind, do të votonin për të qëndruar në BE.

Patriotët dhe euroskeptiket janë vendosur të bëjnë përparime të mëdha në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian, me zëvendëskryeministrin italian Matteo Salvini duke formuar një “supergroup” populist me partitë e tjera anembanë Europës, përfshirë Kuvendin Kombëtar të Le Pen.

Promotorja franceze i tha mediave përpara tubimit të enjten: “Ajo që shohim këtu është lindja e një harmonie të re evropiane me partitë kombëtare europiane që bashkojnë forcat për t’i ofruar 500 milionë europianëve një kornizë të re për bashkëpunim, një projekt të ri dhe një potencial të ri për te ardhmen.”

Veritas.com.al/