Kandidate e krahut të djathtë për presidente në Francë, Marine le Pen, tha se në qoftë se plani i saj për ta nxjerr Francën nga monedha euro nuk pranohet nga francezët, atëherë ajo do të japë dorëheqjen.

Le Pen, duke folur të Hënën në Radion Europa 1, përsëriti planin e saj për të mbajtur një referendum mbi çështjen e euro-s në qoftë se zgjidhet presidente. Dhe “në qoftë se jo, atëherë do të larohem”- tha ajo

Ajo tha mbështetja për Eurozonën do të thotë që francezët “zgjedhin modelin e qeverisë të mbështetur nga Bashkimi Europian”- nga i cili, Le Pen do që të largohet. Ajo gjithashtu do të thotë- tha Le Pen- se 70 për qind e projektit tim nuk mund të tregohet”.

Le Pen ndodhet në krye të sondazheve për zgjedhjet e 23 Prillit dhe 7 Majit, përballë me centristin  pavarur Emmanuel Macron.

/Veritas.com.al/