Departamenti Amerikan i Thesarit sanksionoi prokuroren e shtetit në Bosnje e Hercegovinë. Sipas një njoftimi nga Brian Nelson, nënsekretar për kundërterrorizëm dhe inteligjencë financiare, Diana Kajmakoviç, po cenon vazhdimisht demokracinë dhe sundimin e ligjit në Bosnje e Hercegovinë.

“Masat e sotme janë vazhdimësi e zbatimit të strategjisë së SHBA-së për të mbajtur përgjegjës individët që kryejnë aktivitete destabilizuese në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Zyrtari amerikan Nelson, shtoi se këto masa konfirmojnë përkushtimin e SHBA-ve për stabilitet në Bosnje e Hercegovinë, pasi sanksionet janë vendosur ndaj një personi me rëndësi kyçe në lejimin e korrupsionit në këtë shtet.

Ndër të tjera, Departamenti i Thesarit konfirmon se Bosnja po përballet aktualisht me krizën më serioze politike që prej vitit 1995, për shkak të tensioneve etnike.