Automjetit të administratorit të një galerie kromi në Fushë Bulqizë i është vendosur lëndë plasëse, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese
“Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar një shpërthim.Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se: Në afërsi të banesës së shtetasit F.D, rreth 54 vjeç, banues në Fush-Bulqizë (administrator i një galerie kromi), automjetit tip “Audi Q7”, në pronësi të tij, në pjesën e pasme i kishin vendosur lëndë plasëse e cila ka shërthyer”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Veritas.com.al/