Nga: JOHN NOLTE

 

Ne fituam, dhe kjo do të thote se eshte koha qe Media e Re te ndaloje t’i pergjigjet dhe te reagojë ndaj medias fake news dhe te zere vendin e duhur ne Median e Re.

Pavarësisht se kush përfundon duke fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, media e rreme, media e korporatave, media e institucioneve – çfarëdo që dëshironi t’i quani këta të degjeneruar – u zhdukën javën e kaluar.

Sondazheve te tyre ju çorr maska përgjithmonë si propagandë dhe gënjeshtra. Kryqëzata e tyre për politikën e identitetit u dogj në shtetin më të majtë në vend. Presidenti Donald Trump fitoi më shumë vota sesa ish Presidenti Barack Obama. Trump rriti numrin e njerëzve që votuan për të me rreth dhjetë milion. Trump fitoi më shumë vota të pakicave se çdo Republikan në dekada. Demokratët nuk arritën të kapnin shumicën e Senatit. Demokratët u shtypën në garat per Dhomën dhe ka ende një mundësi që Zonja e saj e Akullores Gourmet të mund ta humbasë atë.

Media është e turpëruar, e ekspozuar, e therur, ka humbur çdo autoritet moral dhe aftësinë e saj për të ndikuar opinionin publik.

Nëse Trump përfundon duke humbur, do të jetë ose me marzhin e manipulimit, me marzhin e personalitetit të tij abraziv, ose me një miks të të dyjave.

Pra tani është koha, për mendimin tim, që Media e Re të marrë mantelin e asaj që jemi, dhe ajo që jemi është … Media.

Ne jemi burimi i besuar i Amerikës për lajme. Ne jemi tregues të së vërtetës. Ne jemi zbuluesit e fakteve. Ne jemi gazetarët dhe reporterët. Dhe nuk po flas vetëm për Media të Re konservatore. Glenn Greenwald është Media e Re, dhe ata si ai në ekstremin e majtë që ndajnë përkushtimin tonë për të vërtetën dhe transparencën, edhe nëse nuk pajtohemi për këto çështje.

Pra, çfarë do të thotë kjo…?

Kjo do të thotë që ne duhet të ndalojmë së humburi kohën tonë – kjo përfshire edhe mua – duke u shqetësuar për paragjykimin e medias. Cila është çështja? Një nga fitoret tona më të mëdha gjatë viteve të fundit ishte qe e detyruam median e korporatave te dilte nga dollapi i objektivave, duke i detyruar ata të zbulonin veten e tyre si gënjeshtarë dhe aktivistë të ekstremit të majtë sic të gjithë janë.

Paragjykimi nuk është më një problem, dhe çdo moment që kalojmë duke dokumentuar paragjykimin është koha dhe energjia që mund të përdoren për ne që të jemi media, për të mbështetur kauzën tonë dhe për të raportuar faktet dhe më tej argumentet tona dhe për të shtyrë perpara idetë tona.

Nuk më intereson më paragjykimi i mediave dhe e them si dikush që e dokumentoi me ngulm për dy dekada,qe ka shkruar ndoshta një milion fjalë dhe mijëra pjesë, për të mos përmendur tweet-imet….

Pse po humbasim kohën tonë duke u ankuar se New York Times ose Washington Post janë të padrejtë? Çfarë na intereson nëse ato nuk paraqesin të dyja anët? Nëse nuk janë objektivë? Përkujdesja dhe ankesat nuk janë vetëm një humbje e kohës së rëndësishme, por po na marrin si karrem për genjeshtaret.

Unë mendoj se një nga taktikat e fundit të mediave të korporatave (përveç nxitjes së trazirave) është të jesh aq egërsisht paragjykues ndaj atyre prej nesh në Median e Re (unë jam fajtor si kushdo) duke humbur një ditë per te shprehur zemërimin tonë.

Po, më lejoni ta përsëris: Unë jam fajtor për këtë si kushdo… Dhe do të harroj atë që kam shkruar këtu ndonjëherë. Ose zemërimi im do të më marrë më të mirën ose do të jetë një ditë e ngadaltë lajmesh dhe, epo mirë, është puna ime të krijoj përmbajtje.

Por ajo që dua të them është…

Shikoni historinë e laptopit te Hunter Biden… Kemi përdorur aq shumë energji tonen për të sulmuar mediat e rreme si të padrejta sepse ata refuzuan të mbulonin një skandal të ligjshëm… A do të ishte më mire te harxhonim me shumë nga energjia jonë për te bere te njohur kete histori? Gjetja e një mënyre për ti shpëtuar censures fashiste te teknologjisë?

Ç’kuptim ka të ankohesh për njëanshmëri më? Cili është kuptimi i përpjekjes për të turpëruar të paturpshmit në respektimin e standardeve të tyre “objektive”? Nuk ka sens. Eshtë humbje mundi.

Sigurisht që duhet t’i kushtojmë vëmendje kur një Jake Tapper kërcënon të na rendisë ne në listën e zezë. Kjo është ndryshe nga paragjykimi dhe hedhja e karremit për genjeshtra.

Sigurisht që duhet t’i kushtojmë vëmendje kur Chris Cuomo na kërcënon fizikisht dhe prish karantinën. Kjo është ndryshe nga paragjykimi dhe hedhja e karremit për genjeshtra.

Sigurisht që duhet t’i bëjmë të ditur lexuesve tanë kur media po gënjen diten per diell. Kjo është ndryshe nga paragjykimi dhe hedhja e karremit për gënjeshtra.

Ndoshta duhet t’i trajtojmë mediat ashtu si partia Demokrate, sidomos tani që ato janë një e njëjta gjë. Ajo që dua të them është që nëse ndonjë gazetar i CNN thotë diçka, ne duhet të pyesim veten nëse do të na interesonte nëse Nancy Pelosi do ta thoshte atë, dhe nëse po, ne duhet të vazhdojmë dhe të vazhdojmë me punën e rëndësishme të gazetarisë aktuale.

Nëse New York Times boton diçka, ne duhet të pyesim veten nëse do të na interesonte nëse ishte një njoftim për shtyp i Komitetit Kombëtar Demokrat dhe nëse po, duhet ta injoronim atë.

Në një numër rastesh, Media e Re tashmë po lëviz në këtë drejtim. Unë thjesht dua që ne të vazhdojmë dhe ta shënojmë këtë moment si një Fitore të Madhe.

Ne jemi Media tani, dhe duhet të kënaqemi, jo vetëm nga ky fakt, por edhe duke vepruar si e tille.

VERITAS.COM.AL