Pasditen e kësaj të premteje, 12 shtator, bënë betimin deputetët e rinj të këtij Kuvendi, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025.

Nga 140 deputetë, të gjithë dhanë betimin e tyre, përvec Tom Doshit dhe Sabina Jorgos.

Këta dy të fundit, hoqën dorë nga mandati i tyre si deputetë. dhe ne seancen e radhes pritet te betohen dy deputetet e rinj te PSD.

Seanca u drejtua nga Vasil Llajo, si deputeti më i vjetër pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut, të cilët nuk pranuan këtë rol pasi nuk pranojnë as rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, pavarësisht se ndodheshin në seancë.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 11 majit, morën pjesën 11 subjekte zgjedhore.

Gjatë seancës së paradites, me votat e mazhorancës u ngrit komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, që i hapi rrugë betimit të deputetëve të rinj.

Seancë Plenare 12 Shtator 2025 ora 17:00

Rendi i ditës:

1. Raporti i Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve
2. Betimi i deputetëve
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *