Ashtu siç kishte paralajmeruar kryeministri Edi Rama, dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në orbitë, në fillim të këtij viti. Sipas kryeministrit Edi Rama është lëshuar nga ‘Cape Canaveral’, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6, që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë Albania 1 dhe Albania 2. Kreu i qeverisë ka publikuar edhe pamjet nga nisja e dy satelitëve.

‘Ja dhe kjo, u tha, u bë! Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2.’- njofton kryeministri Edi Rama.

Në tetor të viti 2021, Rama habiti jo pak kur tha se Shqipëria do të dërgojë dy satelitë në orbitë. Ai sqaroi se satelitët dhe dronët inteligjentë do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe se Shqipëria nuk do t’i dërgojë për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në bazë të kontratës dy satelitët do të përdoren për një periudhë 3 vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

2 satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh. Marreveshja për ngritjen e staelitëve mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit Operatorit “Satellogic USA Inc u nënshkrua më 29 shtator.

Disa nga përfitimet për  çdo sektor nga Shërbimi Satelitor
-Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të marrë informacion mbi rrëshqitjet e tokës, lëvizjen e strukturave të rëndësisë së veçantë si: diga, ura, nivelin e ujit në liqene, basene, lumenj, numrin e godinave të shembura, sipërfaqen e zonave të përmbytura, sipërfaqen e zonave të djegura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, sipërfaqet e mbuluara nga bora, trashësia e borës.
-Informacion mbi peshkimin detar, kontrollin e ujërave ku në raste që konstatohen shkelje të kërkesave ligjore
-Monitorim rrjetit të kanaleve ujitëse, kulluese, kanalet e ujërave specifikisht në situata me reshje intensive
-Informacion për cilësinë e ujërave bregdetare si dhe erozionin bregdetar në funksion të mbrojtjes së zonës bregdetare dhe inventarizimin e saj.
-Përdorim të gjerë në fushën ushtarake, me dronët “Puma” për kontrollin e zjarreve
-Policia e Shtetit do të ketë të mundur marrjen e informacionit për kultivimin e bimëve narkotike, shfrytëzimin apo prerjen e paligjshme të pyjeve, gjuetinë e paligjshme, shkatërrimin e shtratit të lumenjve, shfrytëzimet e paligjshme të burimeve natyrore në zonat e mbrojtura, kalimin e paligjshëm në pikat kufitare.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas nisjes në hapësirë të raketës Falcon 9 me dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”. Sipas ministrisë së Mbrojtjes dy satelitët do të përdoren për një periudhë 3 vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

‘Raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6, e cila transporton edhe Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u lëshua në hapësirë nga stacioni në Cape Canaveral, Florida, sot në orën 9:56 me orën lokale, 14:56 me orën në Tiranë.

Dy satelitët lëshohen në kuadër të kontratës se shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc., me vlerë 6 milion dollarë.

Në bazë të kontratës dy satelitët do të përdoren për një periudhë 3 vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

Ky shërbim do tju mundësojë institucioneve përfituese marrjen e Imazheve satelitore, të cilat sigurojnë një mbulim gjithëpërfshirës dhe periodik të sipërfaqes tokësore, duke mundësuar përdorime të shumta dhe një mori informacionesh dhe gjeoinformacioni për vendimmarrësit dhe planifikuesit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, për politika dhe vendimmarrje efektive.’- njofton ministria e Mbrojtjes.