Policia në Paris ka hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit ndërsa protesta në fundjavën e katërt të protestave anti- qeveritare është kthyer në të dhunshme.

Përplasja erdhi pasi mbi 8000 demonstruesit u mblodhën në qendër të qytetit. Më se 500 persona janë dërguar në qeli.

Policia ka thënë për BBC se 30 persona janë plagosur në kryeqytet, duke përfshire tre oficerë policie.

Lëvizja ‘jelekët e verdhë’ kundërshton taksat e rritura të karburanteve, por ministrat thanë se kjo është përdorur nga protestues “ultra të dhunshëm’.

Rreth 8,000 policë dhe 12 mjete të blinduara janë zhvendosur në Paris , ndërsa afërsisht 90, 000 në gjithë vendin.

Javën e kaluar, qindra persona janë arrestuar dhe plagosur në Paris- një përplasje që renditet ndër më të dhunshmet në dekada në Paris.

Veritas.com.al/