(FOTO: Zgjim Hyseni)/

Krejt ato që janë thënë për Lëvizjen Vetëvendosje, që është subjekt politik i orientuar drejt marksizmit-leninizmit, po dalin se kanë qenë të vërteta- shkruan ‘Expess’.

Një e-mail  që u ishte shpërndarë disa militantëve të Vetëvendosjes tregon se si ky subjekt u kërkonte atyre të lexonin për Leninin, të ndiqnin linjën marksiste-leniniste duke mësuar prej teorive të tij, si dhe të forconin ateizmin brenda radhëve të veta duke përhapur idetë ateiste përmes veprave të tij.

Më 20 dhjetor 2012, Zgjim Hyseni, i cili është përgjegjës për “zhvillimin e konceptit politik në Vetëvendosje”, ua kishte shpërndarë militantëve të tyre një e-mail, bashkë me një fragment të shkëputur nga “Vepra të zgjedhura” të Vladimir Lenin mbi qëndrimin e partisë punëtore mbi fenë, duke kërkuar prej tyre që patjetër ta lexojnë dhe të mësojnë prej logjikës së tij mbi linjën që duhet ndjekur Lëvizja Vetëvendosje.

Madje, kishte kërkuar nga militantët që të mos e bënin një zbatim mekanik për të cilin pastaj do të mund t’i qortonte edhe vetë Lenini.

SHËNIMI NGA KRYESIA VV PËR MILITANTËT E PARTISË:

“Përshëndetje miq!

Të bashkëlidhur e gjeni një fragment të shkëputur nga Lenini “Mbi qëndrimin e partisë punëtore ndaj fesë”. Besoj se është mjaft e rëndësishme të mësohet prej tij logjika mbi linjën që duhet ndjekur edhe nga ne. Sigurisht, pa bërë ndonjë zbatim mekanik për të cilin do të na qortonte vetë Lenini.

Shëndet! “Zgjimi”, shkruante Hyseni në e-mailin e tij.

Vladimir Lenin ishte një revolucionar rus, politikan komunist, pjesëmarrës dhe lider në Revolucionin e Tetorit, udhëheqës i parë i Republikës Sovjetike Socialiste Ruse dhe që nga viti 1922 ishte edhe lideri i parë i Bashkimit Sovjetik, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, ky ishte fragmenti i Leninit të cilin Hyseni kishte kërkuar nga militantët që patjetër ta lexojnë:

Mbi qëndrimin e partisë punëtore ndaj fesë

Ne duhet të luftojmë kundër fesë. Kjo është abc-ja e gjithë materializmit dhe, si pasojë e marksizmit. Por marksizmi nuk është materializëm që ndalet te abc-ja.

Veritas.com.al/