Indicia për të menduar se e ardhmja e afërt e Partisë “Libra” mund të jetë në aleancë me katër parti të tjera thuajse tradicionale, vjen sot, para pak minutave, përmes një postimi të vetë Ben Blushit në faqen e tij në Facebook.

Kryetari i Partisë LIBRA ka postuar një fotografi të sotme ku pozojnë të gjithë këta kryetarë partish, në një intervistë me gazetarë. Mesazhi që vjen prej këtij postimi është se ka një marrëveshje për të qenë të pesta këto parti së bashku në zgjedhjet që vijnë. Dmth, LIBRA me PDK, PBDNJ, LZHK dhe PAA.

Ben Blushi në njoftimin e tij tregohet i kursyer, duke thënë vetëm se me disa krerë partish kanë rënë dakord që të jenë së bashku në numërimin elektronik të votave, për votimin e emigrantëve, kufizimin e financimit të partive dhe dekriminalizimin në listat e zgjedhjeve.

Si një diciturë të fotos, Blushi shkruan: “Sot, me Mozën (Hafizi), Dash Shehin, Vangjel Dulen, Agron Dukën dhe Nard Ndokën për numërimin elektronik të votave, për votimin e emigrantëve, për kufizimin e financimit të partive dhe dekriminalizimin e lstave të deputetëve”.

/Veritas.com.al/