“Dy partitë që qeverisin prej katër vitesh i kane kërkuar sot KQZ të ndryshojë afatet e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.  LIBRA gjykon se kjo kërkesë, të cilën KQZ me sa duket do ta marrë parasysh, dëshmon për varësinë politike të këtij institucioni nga qeveria dhe cenon standardet zgjedhore pa nisur zgjedhjet’- ka deklaruar sot LIBRA.

‘Të shtysh afatin e regjistrimit të koalicioneve pas datës 18 prill është njëlloj si të shtysh 18 qershorin. Kjo kërkesë antiligjore, e cila i fut zgjedhjet në një rrugë të panjohur, nuk mund të ketë asnjë efekt, pasi KQZ nuk e ka tagrin të shtyjë një afat të përcaktuar në mënyrë të qartë nga Kodi Zgjedhor i Republikës, i miratuar me 3/5 e Parlamentit’.

LIBRA denoncon këtë tentativë, e cila nuk bëhet për të përmirësuar standartet zgjedhore, por për të mbyllur llogaritë e koalicionit qeveritar, i cili po  saboton zgjedhjet me marrëveshje.

/Veritas.com.al/