Pas shembjes së aksit Librazhd–Prrenjas, ku qarkullimi i automjeteve ishte bllokuar, rruga e re alternative që do të mundësojë kalimin nga njëra anë në tjetrën pritet të hapet nesër, në orën 12:00.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), përmes një njoftimi zyrtar, ku theksohet se qarkullimi do të lejohet për të gjitha kategoritë e mjeteve, përfshirë automjetet e vogla, mjetet e transportit të udhëtarëve dhe kamionët.

Sipas ARRSH-së, segmenti prej 1.3 kilometrash do të ndërtohet paralel me hekurudhën, në shtratin e lumit Shkumbin, duke krijuar një zgjidhje të përkohshme për rikthimin e qarkullimit në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Rrëshqitja e segmentit rrugor shpjegohet me faktin se zona është ujëmbajtëse dhe e paqëndrueshme. Drejtuesve të mjeteve të vogla u bëhet thirrje të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh-Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Për zhdoganimin e mallrave është vendosur që  të realizohen në doganën e Kakavijës në Qafë-Bllatë ku është shtuar personeli.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *