Liderët botërorë kanë dënuar aktin terrorist të të shtunës në mbrëmje në Londër, ku mbetën gjashtë të vdekur dhe 48 të plagosur.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump postoi në Twitter: “Gjithçka që mund të bëjë Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Londrën dhe Mbretërinë e Bashkuar, ne do të jemi aty- NE JEMI ME JU. ZOTI U BEKOFTË”- shkroi ai me gërma kapitale.
Zoti Trump gjithashtu bëri thirrje që urdhëri i tij mbi ndalimin e udhëtimeve nga gjashtë vende Myslimane të mbëhstetet nga gjykatata, ku ai shikon se po sfidohet.
Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca është më shumë se kurrë në anën e Britanisë.
“Përballë kësaj tragjedie të re, Franca është më shumë se kurrë pranë Britanisë. Mendimi im shkon te viktimat dhe të dashurit e tyre”.
Dy qytetarë francezë janë plagosur rënë në këtë incident- tha zyra e shtypit e Presidentit.
Kancelarja Gjermane, Angela Merkel tha nëj një deklaratë (në Gjermanisht): “Sot ne jemi të bashkuar përballë tmerrit, por edhe në vendosmëri”
“Për Gjermaninë, unë e përsëris se në luftën kundër çdo forme të terrorizmit, ne jemi vendosmërisht në anën e Britanisë”.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se po ndjek incidentin e fundit “me horror”. ai tha se “Mendimet dhe lutjet janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ju lutem, jetoni të sigurt”.
Në krah të Britanisë dhe kundër terrorit janë shprehur edhe liderët e Commonëealth në gjithë Britaninë, kryeministri kanadian, Justin Trudeau, kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull dhe kryeminsitri i Zelandës së Re, Bill English
/Veritas.com.al/