
Krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tiranë në një samit 2-ditor ku do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal. Në këtë takim do të mungojë Kosova, pasi Presidenti Hashim Thaçi e ka refuzoi ftesën.
Takimi vjen pas atyre të mbajtur në Novi Sad dhe në Ohër ku në fokus ka qenë mini-shengeni rajonal. Kryeministri Rama është shprehur më herët se mospjesëmarrja e Kosovës është vetë izolim dhe vetë përjashtim.
Sot në mbrëmje do të ketë edhe një aktivitet për çështjen e rindërtimit pas tërmetit ndërsa takimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së shtunë.
VERITAS.COM.AL