Liderët e Veriut dhe Jugut të Koresë janë takuar në mënyrë të papritur në kufirin e çarmatosur  mes dy shteteve.

Takimi është i dyti mes dy liderëve, të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe të Veriut, Kim Jong-un.

Ky vjen menjëherë pasi të dy anët kanë vendosur për kthimin në realitet të samitit historik mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Ditën e Enjte, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kishte anuluar samitin e planifikuar për 12 qershor, por më vonë, pas reflektimit nga Koreja e Veriut, ai tha se takimi mund të zhvillohet.

Takimi më i fundit është zhvilluar në anën veriore të fshatit Panmunjom, mes orës 15:00 dhe 17:00 sipas orës lokale (06:00 dhe 08:00 GMT), njoftoi zyra e zotit Moon.

“Të dy liderët shkëmbyen opinione… për mbajtjen me sukses të samitit mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara”, shtoi burimi duke thënë se zoti Moon do të deklarojë rezultatin e takimit ditën e Dielë në mëngjes.

Veritas.com.al/