-Të dy u arrestuan në dhjetor të vitit 2017, ndërsa po punonin për një hetim mbi masakrën e 10 burrave dhe djemve që i përkisnin minoritetit te Rohingyas-

U liruan këtë mëngjes dy gazetarët e agjencisë Reuters që po vuanin shtatë vjet burg për shkeljen e rregullave mbi fshehtësinë e dokumenteve zyrtare në Myanmar .

Të dy, Wa Lone, 32 vjeç dhe Kyaw Soe Oo, 28 vjeç, dolën te qeshur nga burgu Insein i Yangon, pas më shumë se 500 ditësh burgim. Kane përfituar nga amnistia e përgjithshme nga presidenti i Birmanise Win Mynt për mijëra të burgosur.

Të dy u arrestuan në dhjetor 2017, ndërsa po punonin për një hetim mbi masakrën e 10 burrave dhe djemve që i përkisnin minoritetit Rohingya në shtetin e Rakhinesë në mes të fushatës ushtarake te ushtrise kundër rebelëve – kryer, sipas hetuesve të OKB, me qëllime gjenocidi – pas së cilës rreth 730.000 myslimanë të Rohingyas u larguan nga vendi.

Sipas prokurorise, dy gazetarët u gjetën në posedim të dokumenteve konfidenciale qeveritare, akuza të kontestuara nga të dy dhe nga avokatët e tyre, për të cilet operacioni i tërë ishte një kurth i ndërtuar për të ndaluar kronistët që të raportonin se çfarë po ndodhte. Artikulli i të dyve botuar në shkurt të vitit 2018, ndërsa ishin nën proces, i vleu atyre çmimin Pulitzer. “OKB në Myanmar e konsideron lirimin e Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo një hap ne drejtim te një lirie më të madhe te shtypit dhe një sinjal i impenjimit në drejtimin e tranzicionit drejt demokracisë se Myanmarit”, ka komentuar koordinatori Knut Ostby.

Veritas.com.al/