Lindita Nikolla është zgjedhur kryetare e Kuvendit për të udhëhequr këtë legjislaturë të re.
Nikolla shtoi se kjo legjislaturë që ka nisur do të jetë legjislatura e avancimit drejtë familjes europiane dhe theksoi se do të mbështesë Këshillin Kombëtar të Integrimit për të përmbushur me sukses detyrat e tyre.
Lindita Nikolla: Jam e bindur se nëse mbjellim sadopak klimë pozitive ajo shtohet kur shpërndahet te qytetarët. Opozita do ketë hapësira të plota për të kontribuuar në qeverisje. Kolegë opozitarë nëse do ndjeheni të penguar në ushtrimin e detyrës do jem në krahun tuaj sa herë ta kërkojë e drejta dhe ligji.
Kjo do të jetë legjislatura e avancimit drejtë familjes europiane. Unë do të mbështes Këshillin Kombëtar të Integrimit për të përmbushur me sukses detyrat e tyre, do loboj me bindjen që Ballkani Perëndimor të konsiderohet një vlerë e shtuar e familjes europiane.
Në luftën që ende vazhdon ndaj covid, Kuvendi do mbikëqyrë të gjitha përpjekjet e qeverisë për ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe në të njëjtën kohë përsëris thirrjen për vaksinim si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit të çdokujt.