Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është liruar nga qelia. Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Beqajn, nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie”.

Beqaj mbahej në burg që prej muajit korrik 2024 si i dyshuar për disa vepra penale lidhur me dosjen SASPAC.

SPAK pretendon se Beqaj dhe të pandehurit e tjerë kanë zhvilluar të paktën tetë procedura tenderimi në kundërshtim me ligjin, megjithatë gjykata vlerësoi se provat e sjella në gjyq nga organi i akuzës nuk janë te mjaftueshme, për këtë arsye i la kohë prokurores se çështjes edhe 3 muaj.

Sipas SPAK, Beqaj, në kohën kur drejtonte SASPAC-un, dyshohet se ka favorizuar kryerjen e prokurimeve fiktive për projektet e EUSAIR gjatë viteve 2022-2023. Prokuroria pretendon se tenderët realizoheshin vetëm në dokumente dhe fondet përfitoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kompanive të lidhura me skemën.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *