Nga. G. Miri

Gjatë gjithë kohës mediat transmetojnë lajme dhe opinione mbi një listë të transmetuar nga kryeministri Rama, dhe që tanimë është koduar si “Lista e zezë”.

Lista është publikuar dje. Sipas kryeministrit të 100 personat që kanë emrin në listë, janë administratorë shtetërorë ose edhe njerëz të Drejtësisë, që ‘populli’ i ka treguar me gisht si ‘abuzivë’ me detyrën.

Gjithë akti i publikimit të listës së formuluar na opinioni popullor vjen pas një njoftimi që kryeministri bëri publikisht mbi ‘përmirësimin e administratës publike’ gjatë katër vjetëve të qeverisjes së përsëritur të kryeministrit Rama.

Mirëpo lista është kontestuar fort që nga personalitete të politikës dhe të jetës publike, ashtu edhe nga qytetarë të thjeshtë. Mes atyre që kanë vënë shenjën e qortimit mbi krijimin e listës janë Sali Brisha, ish kryeministër; Mesila Doda, deputete; Tritan Shehu, deputet; Maksim Cikuli, ish ministër i shëndetësisë, etj.

Përveç Dr. Cikulit, i cili mban anën e mikut të tij dhe mjek i shquar, Dr. Petrela, të tjerët kanë kontestime në fushën parimore të funksionimit të shtetit. Këta thonë se ‘Rama ka marrë në dorë edhe Drejtësinë dhe dominimin e shtetit’. Ish- Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkon edhe deri në pikën që ‘me kaq mori fund Vettingu’ në Drejtësi.

A tingëllon “lista e zezë” si nj atavizëm i vjetër i ‘letrave nga populli” dhe i “zërit të masave”? Sigurisht, është një ngjashmëri e frikshme.

A tingëllon kjo masë e kryeministrit si filozofi totalitare ku edhe punën e mriz, edhe drejtësinë, i kontrollon “partia”, në rastin tonë qeveria?… Edhe këtu ka shumë ngjashmëri.

Kryeministri Rama po shton dhe po heq nga lista emra të rinj, sipas gjykimit të tij.

Por të kundërtën  po gjykojnë dhe shkruajnë njerëzit afër kryeministrit; madje edhe vetë kryeministri. Kryeministri Rama, ‘listën e zezë’ e konsideron një ‘hap drejt zbatimit të Reformës në Drejtësi”.

A ,und të ketë lidhje ‘lista’ e bërë në zyrat e qeverisë, me drejtësinë?… Kjo është për t’u parë.

Veritas.com.al/