Deputeti i PS, Lavdrim Krashi theksoi se reforma në drejtësi po funksionon, ndërsa theksoi se përgëzon qeverinë britanike për goditjen që po i bën korrupsionit në  vendin tonë.

Ai tha se nuk po goditen vetëm të majtët ndërsa nënvizoi se do hapen dosjet që nga viti 1992.

“Përgëzimin më të madh që i japë qeverisë britanike është për goditjen që i bëhet korrupsionit dhe njerëzve që janë përfshirë në afera korruptive  gjatë 30 viteve në Shqipëri. Korrupsioni si atëherë si sot dhemb njësoj.

Reforma në drejtësi po funksionon. Shumë njerëz konsiderojnë që po goditet vetëm majtas por kjo nuk ka lidhje. Dosjet do të hapen të gjitha që nga 1992. Korrupsionistët nuk kanë parti.

Ata që e kanë përlyer veten, ka ardhur koha që të djersisin djersë të ftohta. Rama e  ka thënë gjithmonë që kush është i përfshirë në korrupsion do ta mbajë përgjegjësinë vet”- tha ai.