Teatri i Dramës shihet i rrënuar pas bombardimeve të mërkurën në Mariupol, Ukrainë. (Këshilli Rajonal i Administratës Civile-Ushtarake të Donetskut nëpërmjet AP)

Anëtari i parlamentit të Ukrainës Sergiy Taruta tha të enjten se “njerëzi po dalin të gjallë” pasi një teatër në qytetin lindor të rrethuar të Mariupolit u dëmtua rëndë të mërkurën nga një sulm ajror ushtarak rus.

“Pas një nate të tmerrshme pa e ditur, më në fund kemi një lajm të mirë nga Mariupol në mëngjesin e ditës së 22-të të luftës. Streha e e teatrit ishte në gjendje të mbante bombardimin. Rrënojat kanë filluar të pastrohen”, ka shkruar Taruta në faqen e tij në Facebook.

Megjithatë, zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se Rusia ka kryer sulme të tjera ajrore në Mariupol këtë mëngjes. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

“Njerëzit po ikin nga Mariupol vetë duke përdorur transportin e tyre,” tha zyra e Zelenskyy, duke shtuar se “rreziku i vdekjes mbetet i lartë” për shkak të forcave ruse që më parë qëlluan mbi civilët. /Associated Press