Ish president i Republikës, Sali Berisha i ka parë masat e qeverisë për ndalimin e fishekzjarrëve që hedhin fëmijë e të rinj natën e vitit të ri, si një shenjë ‘frike’ nga qeveria. Berisah ka shkruar se ‘qeveria ka frikë’ nga fishekzjarrët, dhe ‘prandaj i ka ndaluar.

Frikën e qeverisë, zoti berisha e ka lidhur me studentët, të cilët përfytyrohen sikur do të zbresin në Tiranë natën e vitit tq Ri dhe do të sulmojnë qeverinë dhe kryeministrin Rama me fishekzjarrë.

Mirëpo Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk është pajtuar me këtë ‘argument’ dhe ka sqaruar për publikun pse qeveria ka ndaluar fishekzjarrët dhe lëndët plasëse e zhurmuese për netët e festave të fundvitit.

Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj thotë se ndalimi i lëndëve të rrezikshme piroteknike i shërben ‘sigurisë publike dhe jetës njerëzore, ndërsa sipas tij festat nuk bëhen as me shpërthime’, as me armë.

“Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore. Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë”- shkruan Lleshaj.

Veritas.com.al/