Presidenti Donald Trump ka sinjalizuar përmes Twitter se është bërë gati për të ndërhyrë ashpër mbi programin e vizave të emigracionit menjëherë pas aktit terrorist në New York.

“Ne po luftojmë fort për emigracionin ‘Merit Based’, jo më sistemit të Llotarisë të Demokratëve”, shkruan presidenti Trump në Tëitter. “Ne duhet të bashkohemi më shumë me njëri tjetrin (dhe të zgjuar)”

Trump kritikoi programin që lejoi terroristin e dyshuar, Sayfullo Saipov, që të vijë në Shtetet e Bashkuara i cili vrau tetë dhe plagosi 11 persona me një kamion të rentuar ditën e Martë.

“Terroristi erdhi në vendin tonë nëpërmjet të të quajturit “Program i Vizave të Llotarisë’, një bukuri e Chuck Schumer” tha Trump. “Unë kërkoj bazë mbi merita”.

Programi është pjesë e ligjit të prezantuar në vitin 1990 nga Sen. Chuck Schumer, D-N.Y., ndërsa ai është përsëri në Dhomën e Përfaqësuesve.

”’Senator Chuck Schumer ka ndihmuar për të importuar problemet Europiane” tha Col.Tony Shaffer,” shkroi Trump në Twitter.

“Ne do ta ndalojmë këtë çmenduri”.

Veritas.com.al/

Image