Nga: Dr. Prof. Sali Berisha/
Edi Rama mbështet projektin antikombëtar te Vuçiçit për ndarjen e Kosovës!
Te dashur miq, burime diplomatike bejne me dije se projekti serb per ndarjen e ne ne kuadrin e nje shkëmbim territoresh, është mbështetur plotësisht nga Edi Rama. Madje ne kete kuader, burimet diplomatike thonë se së afërmi eshte planifikuar një vizite e përbashkët ne Presheve Vuçiç-Rama.
Te dashur miq, ky projekt përben hapin pare te madh ne kuadrin e rikthimit te Serbise se madhe. Beogradi, menjëherë pas luftes, kërkoi me insistim te madh qe te zgjidhte me Tiranen problemin e aneksimit te Mitrovices se Veriut dhe shkëmbimit te territoreve, por hasi ne nje jo kategorike te pales tone. Nje projekt i tille, po te kemi parasysh se ne Ballkan kemi jo nje, por disa Mitrovica, do te hape kutine e Pandores dhe te ndeze vatra konfliktesh me pasoja te paparashikueshme.
Me kete rast i them Edi Rames, qe perpiqet te mbuloje me akte te reja tradhetie shitjen e detit Greqise: hiq dore nga pazaret e flliqura prej apatridi ne veri te Kosoves se do te mbash pergjegjesine me te rende personale.
Ju bej thirrje SHBA dhe vendeve anëtare te NATO dhe BE te hedhin poshte çdo projekt per ndarje te reja ne Ballkan pasi kjo do shënonte fillimin e një cikli te ri konflktesh te rrezikshme ne rajon! Sb
Veritas.com.al/