Nëndetësja argjentinase e zhdukur para një jave ‘është lokalizuar nga Marina Amerikane dhe nga ‘Neë Sonar Signal Heard’ kur ekipet eshpëtimit morën sinjalet e oksigjenit që po mbaronte në anije.
Nëndetsja e zhdukur Argjentinase mundi të lokalizohej sot në mëngjes, pas helikopterët e marinës Amerikane konstatuan një ‘njollë nxehtësie’ nga thellësia 230 këmbë nën ujë, diku 185 milje nga bregu i Oqeanit. Në këtë moment anija e shpëtimit raportoi menjëherë se po dëgjonte sinjale nga hidrolokatori.
Nëndetësja ‘ARA San Juan’ po lundronte nga Ushuaia për në Mar del Plata kur u zhduk me 44 anëtarë të ekuipazhit, të Mërkurën e kaluar, ku ndodheshin edhe marinaret e para femra, Eliana Kraëczyk, 35vjeç, dhe Luis Niz, 25 vjeç, të cilat do të martohen pas dy javësh.
Furnizimi me oksigjen ishte gati drejt përfundimit sot në mëngjes; mjaftonte vetëm për bordin në shtatë ditët e kaluara- gjë që lëshoi sinjale për ekipet ndërkombëtare të shpëtimit.
Nëndetësja ‘ARA San Juan’ mund të kishte oksigjen edhe për shtatë ditë të tjera për ekuipazhin e vet në qoftë se nuk ishte dëmtuar trupi i anijes, sipas zyrtarëve. Koha e oksigjenit do të kishte mbaruar në ora 7.30 am GMT.
Veritas.com.al/